Magazina

Ata që shkruajnë me dorë të majtë janë më të mençur

Ka shumë thashetheme të përhapura për mëngjarashët – pra, për ata që dorë dominuese e kanë të majtën.

Disa studime sugjerojnë se mëngjarashët vdesin më të rinj, disa hulumtime thonë se janë më agresivë, e madje disa tjera sugjerojnë se mëngjarashët konsumojnë më shumë alkool.
Ndonëse këto pohime kundërshtohen dhe nuk kanë mbështetje të fortë shkencore, ekziston faktikisht një mit i cili peshon më shumë, e që thotë se mëngjarashët janë më të mençur sesa djathtakët – në fakt, edhe është sugjeruar se mëngjarashët janë më të prirë të bëhen gjeni.

‘IFL Science’ i ka rishikuar disa studime sa i përket duarve dominante dhe aftësive matematikore për ta testuar këtë teori.

Ata shpjegojnë se funksioni i duarve është manifest i funksionit të trurit dhe rrjedhimisht lidhet me aftësitë kognitive.

Sipas tyre, mëngjarashët, anën e djathtë të trurit e kanë më të madhe dhe kjo iu ndihmon atyre për aftësitë hapësinore dhe pasqyrimet mendore të objekteve.

Veç kësaj, ata kanë edhe lidhje më të mirë të qelizave nervore që i lidhin dy hemisferat e trurit me njëra-tjetrën.

Kjo nënkupton se ata kanë lidhshmëri më të madhe të dy anëve të trurit, prandaj kanë tendenca t’i përpunojnë më shpejt informacionet sesa djathtakët.

Ndër tjerash, studimet dhe eksperimentet me mijëra njerëz gjithashtu tregojnë se mëngjarashët janë më të mirë edhe në aftësitë matematikore sesa djathtakët.

Related Articles

Back to top button