Magazina

Shqetësimi i shkencëtarëve: Virusi i lisë mund të përdoret si armë biologjike

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimin se teknologjia mund t’u japë njerëzve mundësinë për të rikthyer një nga viruset më vdekjeprurëse.

Është fjala për linë, virusin që vrau qindra miliona njerëz para se të çrrënjosej në vitin 1980, përmes një fushate masive vaksinimi.

Një eksperiment i kohëve të fundit ka arritur të kthejë një variant të këtij virusi, duke bërë bashkë pjesë të ADN-së.

Shkencëtarët shqetësohen se aim und të përdoret si armë biologjike.

Studiuesit e Universitetit të Alberta njoftuan se e kishin bërë këtë eksperiment kontravers duke përdorur biologjinë sintetike, në një studim të publikuar në janar të vitit 2018.

Mikrobiologët kanadezë e ringjallën virusin e lisë duke blerë linjën e sintetizuar të ADN-së në internet për rreth 100 000 dollarë.

Ndërsa teknologjia ofron kapacitetin për të krijuar organe njerëzore që shpëtojnë jetë, kritikët paralajmërojnë se ky zhvillim mund të sjellë rezultate katastrofike.

Teorikisht, e njëjta metodë mund të përdoret për prodhimin e virusit të lisë me një kosto relativisht të ulët.

“Megjithë përparimet krejtësisht të parashikueshme në bashkimin e ADN-së, çdo njeri që ka akses në internet mund të hyjë në skemat gjenetike të viruseve që mund të vrasin miliona”, paralajmëroi biokimisti i MIT Kevin Esvelt, në një studim të publikuar javën e kaluar.

Esvelt shkon aq larg sa paralajmëron se aksesi i pakufizuar që miliona njerëz kanë në informacionin në lidhje me këtë teknologji është tashmë kaq i madh, sa ne nuk duhet ta vëmë fare në diskutim.

Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë pritet të takohen me Programin e Mbrojtjes Kimike dhe Biologjike të Departamentit të Mbrojtjes për të vlerësuar rreziqet që paraqet biologjia sintetike.

Për fat të mirë, 178 vende që nënshkruan Konventën e Armëve Biologjike dhe Toksike pajtohen se armët biologjike nuk kanë vend në luftën moderne.

Ndërkohë, mbetet real kërcënimi që terroristët mund të shfrytëzojnë teknologjinë për të krijuar dhe shpërndarë viruse vdekjeprurëse.

Related Articles

Back to top button