Pasi e çliruan Stambollin, komandantët u mblodhën bashkë dhe thanë:
Pasi e çliruan Stambollin, komandantët u mblodhën bashkë dhe thanë: “Na takon t’i falim 2 rekate në shenjë falenderimi ndaj Allahut (xh.sh)”.
Historia tregon, se ka qenë me të vërtetë ndër betejat më të vështira, por komandanti i përgjithshëm, Muhamed El-Fatih, tha: “Imami që do na prijë duhet të plotësojë një kusht: që në momentin që është ndërgjegjësuar për vërtetësinë e Islamit, ta ketë falur gjithmonë namazin e sabahut në xhemat. Ai të prijë imam”.
Pritën, por askush nuk doli, sepse asnjeri nuk e kishte plotësuar këtë kusht, as komandantët as vezirët. Atëherë kur vendi ngeli bosh, ai doli përpara, i fali 2 rekate e pasi mbaroi namazin, tha: “Pasha Zotin, asnjëherë s`më ka shkuar në mendje, se kam për ta treguar këtë sekret, por u detyrova ta bëj këtë, thjesht sepse pashë që xhemati ngeli pa imam. Këtë punë (faljen e namazit të sabahut me xhemet) e kisha lënë sekret mes meje dhe Allahut (xh.sh), por deshi Zoti që ta nxjerr sot”.