Këto rroba nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura, për asnjë çmim
Jo të gjithë njerëzit në botë janë të dhënë pas rrobave me marka të njohura, e disa edhe i duan, por nuk kanë mundësi për t’i blerë.
E kjo gjë i shtynë ata të blejnë edhe rroba të dorës së dytë, që dikur ishin veshur nga dikush, transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjeni listën me disa nga rrobat që assesi nuk duhet t’i blini të përdorura.
Të brendshmet: Të brendshmet janë në thelb një lëkurë e dytë. Nuk mund t’i blini këto veshje kurrsesi të përdorura, pasi larja e tyre nuk i pastron këto të fundit nga mikroorganizmat që mund të bëhen burim infeksioni apo sëmundjesh për ju!
Rrobat e palestrës: Këto veshje lahen shumë shpesh dhe nuk ia vlen t’i blini të përdorura, pasi nuk do t’i vishni gjatë para se të bëhen për t’u hedhur. Materiali i veshjeve të sportit është elastik dhe ka tendencën ta humbasë këtë veti pas disa larjesh.
Kapelat: A ju kujtohet hera e fundit që e keni larë kapelën tuaj? Pikërisht. Kapelat e përdorura nga një person që ju as nuk e njihni, me shumë mundësi nuk janë larë asnjëherë. Shumica e kapelave do të prisheshin nëse do të laheshin në lavatriçe ndaj, nëse këto të fundit nuk mund t’i lani në makinë larëse, mos i blini fare më mirë.
Rroba banjo: Është shumë e thjeshtë: janë të brendshme !
Këpucët: Përtej baktereve që mund të gjenden në brendësi të këpucës, sidomos nëse këto të fundit vishen pa çorape, veshja e përsëritur do të ketë formuar brendësinë e këpucëve sipas këmbës së përdoruesit të mëparshëm , duke mos ju ndenjur juve siç duhet.