Fjalët që sjellin një mijë sevape dhe fshijnë një mijë mëkate
Transmeton Ebu Seid El Hudri r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i pyeti sahabët: “A mundet ndonjëri nga ju që për një ditë të fitojë një mijë vepra të mira?” Njëri nga të pranishmit e pyeti: “Si ka mundësi që ndonjëri prej nesh të fitojë një mijë vepra të mira për një ditë?”
I Dërguari i Allahut s.v.a.s. u përgjigj: “Ai i cili gjatë ditës thotë njëqind herë: SUBHANALLAH, do t’i shkruhen një mijë sevape dhe do t’i fshihen një mijë gabime.” (Sahihul Musilm, kapitulli mbi dhiarin, nr. 2698).
Ja edhe një hadith madhështor për domethënien e të cilit duhet të mendojmë mirë dhe këtë dhikr duhet ta praktikojmë sa të kemi mundësi, sepse në këtë gjendet receta e lumturisë sonë. Allahu i Madhërishëm nëpërmjet pejgamberit të Tij na premton atë që zemrat e njerëzve e duan: “Kush bën istigfar rregullisht, Allahu do t’i jap rrugëdalje nga çdo gjendje, do t’ia largoj çdo brengë dhe do ta furnizojë nga nuk ia merr mendja.” (Ebu Davudi dhe ibn Maxhe).
Është për të ardhur keq kur sheh djem të rinj të cilët sa e falin farzin (namazin) menjëherë dalin nga xhamia pa asnjë arsyeje duke mos pasur durim të bëjnë dhikrin pas namazit.
Nëse nuk e bëjmë këtë dhikr në xhami, në vendin më të mirë, vallë ku mund ta bëjmë atëherë?
Ky hadith ndoshta do të jetë një nxitje që të mos shpejtojnë të dalin nga xhamia dhe të merren me muhabete të kota para dyerve të xhamisë!