Magazina

Ky vend në Zvicër është shpallur vendi më i bukur në botë

Vendi piktoresk në Alpet e Zvicrës Ascher dhe shtëpia bukolike me restorantin në të ka qenë gjithmonë një destinacion i bukur për turistët. Por ai është edhe “zyrtarisht” vendi më i bukur në botë.

Që të jetë kështu kanë vendosur redaktorët e librit “Destinations of Lifetime” të revistës me renome “National Geographic”, të cilët këtë fotografi e kanë vënë në ballinën e librit. Autor i fotografisë është zvicerani nga Kantoni St. Gallen Peter Böhi.

Ky destinacion me shtëpinë që rri “varur” në një shkëmb të lartë 100 metra është zgjedhur si më i bukuri nga të gjitha vendet e bukura të botës. Konkurrenca ka qenë shumë e madhe: plazhe të mrekullueshme, qytete antike dhe vende tjera piktoreske kanë mbetur mbrapa Äscher-it magjepsës, shkruan Watson.ch.

Në konkursin për pamjet më të bukura, me fotografitë e tyre kanë marrë pjesë 225 fotografë nga e gjithë bota.

Related Articles

Back to top button