Kirurgu kërkonte para për ndërhyrjen, nuk e dinte se pacienti që po luftonte me jetën ishte …
Kirurgu kërkonte para për ndërhyrjen, nuk e dinte se pacienti që po luftonte me jetën ishte..
Baba, ti më vrave!
Në këtë histori flitet sesi mjeku kërkonte para për të bërë ndërhyrjen dhe nuk e dinte se pacienti që po luftonte me jetën ishte djali i tij.
Në një rrugë para syve të një zonje, ndodhi një aksident. Si pasojë një djalosh plagoset rëndë. Me ndihmën e disa njerzve që ndodheshin aty hipën 20-vjecarin në makinën e zonjës e cila e transportoj menjëherë në spital.
Djaloshi kishte hemoragji dhe mjekët e turnit të natës e morën djaloshin nga makina e zonjës dhe e futën brenda, zonja hyri bashkë me ta për të mësuar kush ishte djaloshi dhe për të njoftuar familjen e tij.
Mjekët e turnit konstatuan se duhej menjëherë të hynte në sallën e operacionit, njoftuan kirurgun, i cili për të bërë operacionin donte 1000 euro! Ja thanë zonjës, e cila i pyeti çfarë po ndodh dhe që nuk e njihte djaloshin!? Informuan mjekun, por atij nuk i interesonte kjo, donte paratë! Zonja duke parë djaloshin që ngadalë po vdiste tha: “Mirë, vazhdoni se po shkoj të sjellë lekët.”
Dhe me të vërtet zonja solli lekët dhe ateherë mjeku erdhi.– Por, atë natë mjeku pa se para syve të tij ishte djali i tij që po jepte shpirt. Sapo pa djaloshin ai i shtangur ngeli në vend, u z’verdh, u zbardh, morri ngjyrën e të vdekurit. Ra mbi djaloshin duke ulëritur! Dhe djaloshi tha fjalët e tij të fundit:
– “Baba më vrave”, dhe dha shpirt!
Zonja e dëshpëruar nga kjo ngjarje me lot në sy, hodhi paratë në fytyrë të mjekut dhe i tha: -“Merri të bësh varrimin e djalit tënd…!!”