Kush është presoni që meriton më së shumti të falenderohet në jetën tënde?
Kush është presoni që meriton më së shumti të falenderohet në jetën tënde?
Kur ishe (1) njëvjeçar, ajo të ushqente dhe të pastronte, kurse ti e “falënderoje” me të qarë gjatë natës.
Kur ishe (2) dyvjeçar, ajo të ushtroi të ecësh, kurse ti “falënderoje”me ikje kur ajo të kërkonte.
Kur ishe (3) trevjeçar, ajo të përgatiste ushqim të shijshëm, kurse ti e “falënderoje” me hedhjen e enëve në tokë.
Kur ishe (4) katërvjeçar, ajo ta jepte lapsin të mësosh vizatimin, kurse ti e “falënderoje” me ngjyrosjen e mureve.
Kur ishe (5) pesëvjeçar, ajo t’i vishte rrobat më të bukura për festën e bajramit, kurse ti e “falënderoje” me përlyerjen e tyre.
Kur ishe (6) gjashtëvjeçar, ajo të regjistroi në shkollë, kurse ti e “falënderoje” me britmë se ‘unë nuk dua të shkoj në shkollë’.
Kur ishe (10) dhjetëvjeçar, ajo të priste nga shkolla që ta përqafosh, kurse ti e “falënderoje” duke hyrë me shpejtësi të madhe në dhomën tënde.
Kur ishe (15) pesëmbëdhjetëvjeçar, ajo qante nga gëzimi për suksesin tënd në shkollë, kurse ti e “falënderoje” duke i kërkuar dhuratë për korrjen e atij suksesi.
Kur ishe (20) njëzetvjeçar, ajo shpresonte ta shoqërosh në vizitën e farefisit, kurse ti e “falënderoje” me ndejën tënde me shokë.
Kur ishe (25) njëzet e pesë vjeçar, ajo të ndihmoi në financimin e martesës sende, kurse ti e “falënderoje” duke u larguar sa më larg me banim nga ajo, së bashku me gruan tënde.
Kur ishe (30) tridhjetëvjeçar, ajo të këshilloi me disa porosi rreth fëmijëve, kurse ti e “falënderoje” me fjalët, mos ndërhyn në çështjet e mia private.
Kur ishe (35) tridhjetë e pesë vjeçar, ajo të lajmëronte të shkosh tek ajo dhe të drekoni së bashku, kurse ti e “falënderoje” me fjalën tënde, jam i zanë këto ditë.
Kur ishe (40) dyzetvjeçar, ajo të lajmëroi se është e sëmurë dhe ka nevojë për përkujdesjen tënde, kurse ti e “falënderoje” me fjalët, ka mundësi të infektohem nga sëmundja jote.
Sot ti, pa marrë parasysh sa vjeç je, pyete veten: Si e falënderove nënën tënde!!
Nëse nënën tënde e ke gjallë dhe afër teje, mos i lejo vetes të ikë kjo shanse e artë që ta respektosh, mos e harro dashurinë e saj dhe vepro për hir të arritjes së asaj dashurie, ngase ti, nuk ke në këtë dynja përveç se një nënë.
Kur ajo të ndërron jetë .. a do të bën dobi pendimi yt, për ato fjalë dhe vepra që e zemëronin atë… Atëherë do të mbetesh i vetëm, pa nënë!