Erdogan komenton protestat në Europë: po tani kush po i dridh muret e sigurisë?
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se muret e sigurisë dhe prosperitetit të Evropës dridhen, jo nga refugjatët dhe muslimanëve, por nga qytetarët e tyre.
Duke iu referuar protestave të dhunshme në Francë, si dhe atyre në Belgjikë e Hollandë, Erdogan tha se ishte i shqetësuar nga ajo që po ndodhte në rrugët e qyteteve evropiane.
“Ne e kundërshtojnë kaosin që provokojë demonstruesit, si dhe dhunën joproporcionale kundër tyre”, tha ai.
“Por ata që mbollën populizmin politik duke inkurajuar frymën anti-Islam dhe anti-emigrantë, po ia hapin gropën vetes. Muret e sigurisë dhe prosperitetit po u dridhen e shkunden jo nga refugjatët apo muslimanët, por nga qytetarët e tyre”, shtoi Erdogan.
Ai tha se imazhet e sotme të rrugës, tregojnë se Europa ka rënë në provimet e demokracisë, të lirisë dhe të drejtave e njeriut.