Astrit Berisha emërohet zv. drejtor në Shtëpinë e Shëndetit
Këshilltarët e kuvendit komunal në Preshevë kanë vazhduar sot punimet në kuadër të Seancës së IX (nëntë) të Kuvendit Komunal Preshevë. Në fillim të kësaj seance pati polemika lidhur me rendin e ditës së paraparë për këtë mbledhje ku pas një orë diskutimesh u aprovua rendi i ditës .
Këshilltarët komunal me shumicë votash sot kanë emëruar edhe zëvendës drejtorin e Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, Astrit Berisha, mjek specialist për të cilin votuan edhe kolegëtët këshilltarë nga opozita. Në këto momente këshilltarët e kuvendit po diskutojnë rreth pikës së ditës që ka të bëjë me Rebalansin e buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2018. Preshevacom po bën transmetimin live të seancës së kuvendit për të cilën do të ju informojë në vijim.