K.F. ‘’Lugina’’ i jep dhurata fëmijëve me nevoja të veçanta (Video)
Ditët e fundit të vitit 2018 po përmbyllen me iniciativa të ndryshme, si nga qytetarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vend po ashtu dhe nga ata të cilët jetojnë në diasporë.
Klubi futbollistik ‘’Lugina’’ në ditët e fundit të vitit 2018 ka vendosur që t’i gëzojë personat më të rëndësishëm në rrethin tonë, janë këta fëmijët me nevoja për të veçanta të cilët me një dhuratë sado të vogël gëzimi në sytë e tyre është shumë i madh.
Këto momente gëzimi në ”Qëndrimin ditor” në Preshevë i përcolli ekipi i televizionit Aldi ku si drejtori i ”Qendrës për punë sociale” po ashtu dhe sekretari i K.F. ‘’Lugina’’ nuk hezituan të flasin për rëndësinë e kësaj shtrese të ndjeshme të njerëzve, rtvaldi.com
”Qëndrimi ditor” falë njerëzve të vullnetit të mirë ka pranuar dhurata në ditët e fundit të këtij viti, K.F.’’Lugina’’ me aktivitetin e tyre sot arritën t’i gëzojnë edhe këta fëmijë duke mos u ndalur me kaq pasi që tashmë në këtë shtresë do të kontribuojnë edhe në fushën e sportit duke i’a dedikuar të paktën një ditë në muaj këtyre fëmijëve.
Këto nuk janë dhuratat e vetme pasi që edhe një bashkëvendas i yni i cili jeton dhe vepron në Evropë z.Zymber Hasani nga Zhunica ka bërë dhuratë 28 pako për të gjithë fëmijët në ”Qëndrimin Ditor”, duke mos anashkaluar dhe personin i cili siguron ushqimin ditor çdo ditë për këta fëmijë si dhe kompanitë e ndryshme të cilat gjithmonë gjejnë kohën dhe mundësinë për të ndihmuar, u shpreh drejtori i ”Qendrës për punë sociale” z.Liridon Latifi, rtvaldi.com
Sekretari i klubit ‘’Lugina’’ Ardian Agushi tha se ideja ishte plotësishtë e grupit ku këtë ide i’a kemi shpalosur pronarit të kompanisë ‘’Vlora.com’’ z.Fejzulla Agushi dhe pa hezitim ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar për këto dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta.
Aktiviteti jonë nuk do të përfundojë këtu pasi që ne do të mundohemi që të paktën një herë në muaj t’ia dedikojmë këtyre fëmijëve dhe në këtë mënyrë të ndihen të barabartë me të gjithë ne sepse me të vërtetë meritojnë më shumë.
Këta nxënës pamvarësisht nga nevoja që kanë duhet të konsiderohen të barabartë në shoqëri dhe në këtë mënyrë të ndjehen të barabartë me të gjithë ne, rtvaldi.com