FunMagazina

Treni i ri japonez testohet me shpejtësi prej 500 km/h: Ja përjetimi i udhëtarëve të parë

Treni i ri japonez lëvizë me shpejtësi deri në 500 kilometra në orë, duke pasur gjithashtu edhe pasagjerët e parë, javën e kaluar.
Treni maglev (shkurtesë për lëvizje magnetike) barti rreth 100 pasagjerë në një rrugëtim prej rreth 27 miljes, ndërmjet qyteteve Uenohara dhe Fuefuki, duke arritur shpejtësinë prej 500 kilometrash në orë.
Në dhjetor, pritet që treni të testohet në një periudhë prej tetë ditësh, transmeton Telegrafi.
Metoda maglev e transportit punon me ndihmën e magnetit; Shpejtësia e saj e lartë i len trenat tjerë shumë larg.
Treni maglev është projektuar që mund të mbajë deri në 1.000 udhëtarë. Karakteristikë e tij është fakti se hunda e zgjatur e trenit zvogëlon rezistencën e erës gjatë udhëtimit të shpejtë.
Ndërsa detajet në lidhje me teknologjinë janë të pakta, modeli maglev është planifikuar të jetë gati për përdorim nga viti 2017 dhe do të kryejë shërbime për udhëtarët nga Tokio në Nagoya.
Ky udhëtim zakonisht merr rreth 80 minuta, por teknologjia e trenit maglev do të shkurtojë kohën e udhëtimit për gjysmë. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button