Treni me udhëtarë del nga binarët në Gostivar
Treni me udhëtarë del nga binarët në Gostivar
Një tren për transportimin e udhëtarëve i linjës Kërçovë – Shkup sot në mëngjes ka dalur nga binarët në afërsi të fshatit Llakavicë të Gostivarit, por pa viktima dhe të lënduar. Treni është përplasur me dheun dhe gurët që ishin shembur në binarë, informon INA.
Nga fuqia e madhe e goditjes, treni ka dalur nga binarët. Sipas njoftimeve të policisë së Gostivarit ngjarja ka ndodhur në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, dhe se nuk ka viktima dhe të lënduar, përveç se dëmeve materiale. Komunikacioni hekurudhor është ndaluar përkohësisht në këtë aks hekurudhor. Në përputhje me procedurat standard, nga Hekurudha e Maqedonisë thonë se do të tërhiqet treni dhe do të zhvendoset në binarë, që më pas të vlerësohet edhe dëmi i binarëve.