MagazinaShëndetësi

Uji me pesë lloje të ndryshme të vitamines B

Për ta shmangur sheqerin e panevojshëm artificial gjatë blerjes së ujërave vitaminoze, tregoni pak durim dhe bëjeni vetë recetën tuaj e cila do të jetë shumë më e shëndetshme dhe më efektive.
Ky ujë vitaminoz ka fokus vitaminën B, apo pesë lloje të ndryshme të kësaj vitamine, e cila na ndihmon t’i mbajmë të shëndetshme funksionet vitale të organizmit tonë, transmeton Koha.net.
Vitamina B1 ndihmon në transportimin e energjisë nga karbohidratet, është e lidhur me prodhimin e ADN-së dhe ARN-së si dhe sistemit nervor.
B2 ka një rol shumë të rëndësishëm në rritjen dhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, si dhe lirimin e energjisë nga karbohidratet.
B3 mban një punë të mirë të traktit të tretjes së ushqimit dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.
B6 prodhon antitrupa që forcojnë sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu ndihmon në shpërbërjen e proteinave në organizëm. Sa më shumë proteina që hani, aq më shumë ju nevojitet vitamina B6.
B5 ndihmon punën e traktit digjestiv dhe ndihmon organizmin t’i shfrytëzojë më mirë vitaminat e tjera, sidomos vitaminën B2. Ashtu si vitaminat tjera, ushqimin e konverton në energji dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e mirë të metabolizmit.

Ju nevojiten:

– Një degëz e rozmarinës (B1)
– Një limon i prerë në feta (B2)
– Një pjeshkë (B3)
– Copëza të shalqirit ose ananasit (B6)
– Një grusht mjedra (B5)

Të gjitha frutat i preni në copa përafërsisht të barabarta, vendosni në ibrik ose tenxhere më të madhe, hidhni ujë dhe lërini të qëndrojnë në frigorifer 12-24 orë. Ujin mund ta shtoni në fruta në 5 ditët e ardhshme, dhe pastaj bëni një tjetër porcion me fruta të freskëta.

Mënyra më e mirë për të futur në organizëm vitaminat e dëshiruara është nëpërmjet një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ushqimi i pashëndetshëm dhe suplementet vitaminoze nuk janë kurrsesi një opsion.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button