Suedia do të paguajë gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat
Suedia do të paguajë gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat
Gjyshet janë simbol i përkujdesit dhe dashurisë për të gjithë. Thuajse secili nga ne e kujtojmë gjyshen tonë me shumë dashuri, pikërisht për këtë arsye. Në shumë familje, gjyshet janë ato që kujdesen për fëmijët gjatë kohës që prindërit janë në punë. E për këtë arsye, Suedia ka vendosur t’i shpërblejë.
Detyra rraskapitëse e kujdesit ndaj fëmijëve duhet të kompensohet edhe ekonomikisht.
Qeveria suedeze ka aplikuar një program pilot që parashikon pagesën e një rroge për gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre nga e hëna në të premte.
Qëllimi i këtij programi është për të përmirësuar nivelin e punësimit në vend.
Dalarni dhe Stokholmi, kryeqyteti suedez, janë dy vendet ku do nisë programi. Programi do nisë tek 1.000 familje dhe në gjashtë muaj synohet të përhapet edhe në qytete të tjera.
Mendohet se rroga bazë do jetë rreth 700 euro dhe flitet edhe për një përfitim ekstra, afërsisht 100 euro, për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi.
Kjo do i japë mundësinë edhe nënave për të punuar të qeta.
Duket aq e pabesueshme, që diçka normale siç është një gjyshe e cila kujdeset për nipërit dhe mbesat, tani do jetë një punë e paguar mirë./oranews