Magazina

Përqafimi, ilaç perfekt për njeriun

Një përqafim i thjeshtë apo një puthje, mund të ketë efekte të thella psikologjike si:

Ul frikën nga vdekja

Shumë fakt interesant! Një kërkim i publikuar në revistën “Psychological Science” tregon se të përqafosh dhe thjesht të prekësh dikë, ul frikën nga vdekja, duke lehtësuar kështu frikërat njerëzore të ekzistencës. Prekja në vetvete është një mekanizëm aq i fuqishëm sa, edhe objektet që stimulojnë prekjen e një personi tjetër mund të ndihmojnë edhe në rrënjosjen tek njerëzit të sensit domethënës të ekzistencës.

Përqafimi ul rrahjet e shpeshta të zemrës

Një eksperiment i kryer në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill tregoi se pjesmarrësit të cilët nuk kishin kontakt me partnerët e tyre, patën rritje të frekuencës kardiake në 10 rrahje për minut, më shpejt, krahasuar me rrahjet kardiake të atyre që kishin kontakt.

Fëmijët që janë përqafuar më shpesh gjatë vegjëlisë, kanë më pak stres kur rriten

Nëse do të ndihmosh të ardhmen, përqafo një fëmijë! Një studim i kryer nga Universiteti Emory tregon se tek minjtë, prekja dhe lehtësimi i stresit ishin të lidhura bashkë, sidomos në nisje të jetës. Studimi tregoi se e njëjta gjë vlen edhe për qeniet njerëzore, duke vënë re se fëmijët u sollën më mirë ndaj stresit kur u rritën, në rastet kur ishin përqafuar dhe argëtuar më shumë në vegjëli.

Përmirësim i sistemit imunitar

Një kërkim i ri tregon se hormonet që çlirohen nga përaqafimi janë ata që quhen imuno rregullatorë. Këta hormone kanë një impact të thellë mbi funksionimin e sistemit tonë imunitar. Kjo korrespondon edhe me natyrën relaksuese të përqafimeve. Nëse do një system imunitar më të fortë, përqafo sa më shumë.

Related Articles

Back to top button