Magazina

Banorët e një fshati në Podujevë varin gjëra ushqimore në rrethojat e xhamisë, për ata që kanë nevojë

Besimtarët e fesë Islame kanë filluar sot agjërimin. Muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon me datën 03 qershor, e sigurisht se gjatë këtij muaji secili duhet të kontribuojë sado që të mundet për të ushqyer të varfëritë.

Kësisoj banorët e fshatit Shajkoc të komunës së Podujevës kanë vendosur qese me gjëra ushqimore në rrethojat e xhamisë së këtij fshati në mënyrë që të gjithë nevojtarët t’i marrin ato, transmeton Indeksonline.

Kjo gjë u bë e ditur nga profesori, Patriot Rudari, i cili tha se iniciativa në fjalë po bëhet bashkë me gjithë banorët e këtij fshati.

Postimi i plotë:

Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit. Kështu, ne do të vëmë qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë së fshatit Shajkoc, qese këto në të cilat do të ketë artikuj të ndryshëm ushqimor që do t’i marrin familjarët e fshatrarve të tjera që vërtet kanë nevojë. Këtë punë humanitare po e bëjmë bashkë me familjet e fshatit tonë-Shajkoc.

Related Articles

Back to top button