Magazina
7 shpikje të vogla që na kanë ndryshuar jetën
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;
Shume gjera apo veprime sa do te vogla qe bëjmë apo përdorim sot, fshehin pas tyre një mendje, një ide, një shpikës, pse jo një gjeni.
Në dukje janë te papërfillshme, dhe shpesh as nuk kujtohemi për to, por një gjë është e sigurt, dikur, dikush kish humbur gjumin për to.
1. Pipa e përkulshme. Shpikja e saj i takon vitit 1937 dhe njeh për autor Joseph B. Friedman. Shkak për këtë gjë ishte bere e bija, te cilën ai e shihte çdo mëngjes teksa mundohej te pinte qumështin përmes një pipe te papërkulshme. Duket e vogle, por sot shiten 500 milion te tilla ne vit.
2. Qeska e letrës. Margaret Knight do te ishte e para grua amerikane qe ka marre një patente për shpikjen e saj. Ne vitin 1868 ajo shpiku një makineri e cila ishte ne gjendje te prodhonte qeska letre ne forme kuadrati dhe qe ishte me rezistente se ajo e prodhuar nga Francis Wolle. Shpikja ne fakt synonte qe tu vinte ne ndihme pikërisht grave te cilat bënin edhe blerjet ne familje.
3. Karamele Chupa-Chups. Krijimi i idesë se karameleve te ëmbla ne fakt e ka origjinën ne shekullin e 17-te. Por ne vitin 1920 do te ishte Sam Born, i cili do te shpikte makinerinë qe do te mundte te fuste brenda trupit te karameles një shkopëz te vogël, qe ne të kemi sot karamelen chupa chups dhe te tjera simotra te saj.
4. Latina me hapje me prerje. Vështirësia qe hasi gjate një pikniku, kur për te hapur një kanaçe me pije, Ernie Fraze u detyrua te përdorë mjete rrethanore, e çoi atë ne shpikjen e latines qe njohim sot me hapje me çarje nëpërmjet një gjuze.
5. Kapaku i gotës se kafesë. Pa këtë shpikje nuk do te kishim sot mundësinë qe te merrnim me vete, kafe apo kapuçino ne ekskursionet apo lëvizjet tona. E pra, edhe ne këtë rast na ka ardhur ne ndihme mendja gjeniale e Jack Clemente , i cili ne vitin 1985 do te shpikte pikërisht këtë kapak ergonomik ku ndodhet përveç një te çare përmes se cilës mund te pish kafene, dhe njëkohësisht edhe një hapësirë ku mund te futet hunda.
6. Lapsi me gome. Deri ne vitin 1858 lapsi dhe goma ishin por te ndara, por Imene Lipman mendoi qe t’i vendose se bashku duke krijuar atë qe njohim te gjithë ne sot. Ne atë kohe bashke me shpikjen ai mori edhe 100 mije dollarë, një shume e madhe për atë periudhe.
7. PIN i bankomatit. Vete bankomati është shpikur ne vitet ’60, si nevoje e shpërndarjes se parave edhe përtej orarit te punës se bankave. Por vlerën me te madhe atyre ja dhe ne vitin 1966 inxhinieri skocez James Goodfellow i cili shpiku Personal Identification Number (PIN), qe lejon dhënien e parave vetëm atyre personave qe njeh makina. Vetëm 40 vjet me pas, ai do te vlerësohej edhe nga vete Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth.