MagazinaShëndetësi

5 lëngje për të rënë në peshë

Ka disa lloje pijesh të cilat mund të përshpejtojnë djegien e dhjamërave ndihmojnë në humbjen e peshës më shpejt sesa normalisht. Ja 5 më efikaset!

Lëng detoksikuesAgrumet janë të njohura për aftësi të fuqishme detoksifikimi, kështu që nëse po kërkoni ushqime që eliminojnë të gjitha toksinat e akumuluara gjatë muajve të, duhet patjetër t’i përfshini në lëngun tuaj detoksikues. Rrënjët me përmbajtje të larta fibrash, të tilla si xhenxhefil, karota ose mollët janë shumë të rekomanduara për këto lëngje, si edhe njihen për të mbështetjen e funksionimit të duhur të sistemit tretës, për të mos përmendur pasurinë e antioksidantëve që i ofrojnë trupit.

Lëng zarzavateshLloji më i përshtatshëm i perimeve për humbje peshe janë lakrat e ndryshme. Nuk ka rëndësi nëse do të përdoret lëng i pastër ose në kombinim me fruta dhe perime të tjera (lakër, brokoli ose lulelakër) do të jenë arma juaj më e efektshme për të luftuar kundër dhjamit, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të mbajtur toksinat larg . Një tjetër avantazh i lëngut të perimeve është se përveç te ndihmojnë trupin të luftojë radikalet e lira dhe për t’ju mbajtur në shëndet të mirë, vendosin edhe ekuilibrin e nivelet të hormoneve në trup dhe parandalojnë çrregullimet.

Çaj jeshilNuk ka rëndësi nëse nuk keni kohë ose nuk doni të stërviteni rregullisht, pini një filxhan çaj jeshil në ditë do të japë të gjithë antioksidantët e nevojshëm për trupin tuaj dhe do t’ju ndihmojnë gjithashtu të digjni yndyrë me ritëm më të shpejtë, duke rritur metabolizmin tuaj. Këto çajëra janë të përsosur për të djegur më shumë kalori, si dhe për rritjen e nivelit të përgjithshëm të energjisë dhe për të shtypur oreksin. Çaji jeshil është shumë i njohur në mesin e popullit japonez, edhe për shkak se ndihmon në reduktimin e stresit dhe ju çlodh.

Lëng boronice dhe dardheJo vetëm që boronica dhe dardha ndihmojnë të humbni peshë dhe rrisin metabolizmin (makinë natyrore për të djegur dhjamrat e trupit), por edhe për të rritur nivelin tuaj të energjisë dhe i ofron trupit të gjitha vitaminat dhe proteinat thelbësore që ju duhen. Lëngu boronicë është thelbësor për të parandaluar infeksionet e ndryshme të fshikëzës si infektimi me bakterin E-coli. Dardha shton magnez, kalium dhe fosfor lëngut dhe është shumë e pasur në vitaminë C dhe kalcium, ky i fundit veçanërisht i rëndësishëm për të mbajtur eshtrat të forta.

Kafe e zezë
Kur konsumohet e moderuar, kafeja jo vetëm që përmban antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe zvogëlon rrezikun e disa llojeve kanceresh, por mund edhe të zvogëlojë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Në të njëjtën kohë, kafeina rrit metabolizmin tuaj dhe rrit numrin e kalorive të djegura. Kini kujdes sepse nëse dëshironi të humbni peshë duke u mbështetur mbi kafenë do të duhet të konsumoni kafe pa qumësht ose sheqer, pasi çdo ëmbëlsues mund të rrisë numrin e kalorive!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button