Magazina

Golf 8 i veçantë, ja kur del në treg

Volkswagen ka filluar të zhvillojë teknologji të reja për Golf 8 i cili do të nxirret në treg në vitin 2019. Për shkak të ligjit të ri të Bashkimit Evropian rreth emetimit të dyoksidit të karbonit (CO2), i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2020, prodhuesi gjerman i automjeteve po sigurohet se Golf 8 do t’i përshtatet rregullave të reja.
Për bazën e autommjetit do të përdoret platforma MQB, pesha totale do të jetë më pak se 1100 kilogramë, ndërsa nga teknologjia e re pritet të jenë edhe këto: “Flywheel System”, të cilin Volvo e ka zhvilluar në masë të madhe, dhe i cili do të përdoret për rrotat e pasme . Sistemi gjithashtu ruan energjinë e tepërt, dhe mund të sigurojë nja 40 kuaj fuqi shtesë. Teknologjia “Coasting” pritet të përdoret nga një gamë e gjerë e Volkswagenëve gjatë viteve të ardhshme, që përfshin zvogëlimin e punës së motorit gjatë ngadalësimit dhe tatëpjetave. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button