Magazina
Paguhen për të mbajtur radhën për një iPhone 6
Fansat e teknologjisë në mbarë botën mezi po e presin prezantimin e iPhone 6, që do realizohet më 9 shtator.
Por disa njerëz e shohin këtë si një mundësi biznesi.
Ky çift i martuar nga Teksasi, ka mbërritur përpara dyqanit të Apple në Nju Jork ku do mbajë radhën për të blerë një iPhone.
Jo për veten, por për të tjerët.
Jason dhe Moon janë sponsorizuar nga një kompani aplikacionesh, e quajtur Video Medicine.
Ata duhet të presin deri më 19 shtator, kur edhe celulari të dalë në shitje.
Në total do presin tre javë, por kostot i kanë të mbuluara.
Ata nuk janë të vetmit që e kanë nisur pritjen, ndërkohë që diçka të tillë e kanë bërë edhe më parë.