Magazina
Kush është Gold-Ag dhe ,a e dini se…
A e dini se reperi ynë më i kërkuari e më i afirmuari Gold- Ag, pos këndimit, teksteve të këngëve,merret edhe me përpilimin e fjalëkryqeve.
Për këtë pak veta dinë, përveç redaksive të mediumeve tona shqiptare ,tek ai ka të botuara me mijëra fajëlkryqe nëpër gazeta e revista tona të ndryshme,të nënshkruara me emrin e vet-Arian Agushi. Kam botuar fjalëkryqe edhe derisa isha fëmijë. N at kohë për to edhe honorar merrja. Ata lekë që i merrja ,nuk i harxhoja vet ,por ia jepja nënës ,me të cilat e gëzohej që unë nuk i fshihja dhe nuk i harxhoja për vete.
A e dini se Ariani di të këndojë edhe këngë popullore e folklorike dhe ato jo pak këngë që ua di tekstet dhe i këndon nëpër ndeja për qejf e ahengje të shoqrisë. Siç thotë edhe ai vet për Kosovaren,- ne shumë pak ,sidomos ne këngëtarët e shfrytëzojmë folklorin tonë burimor,i cili dallon dhe është i veçantë nga folklori i popujve tjerë të botës.
Keq,nuk ua dijmë vlerën. Aq më keq e kopjojmë muzikën e vendeve dhe popujve tjerë duke e pasur trashëgimië tonë muzikore shumë të begatshme dhe të pa konsumuar…
Gold-Ag për Kosovaren tregon se është duke punuar një projekt të ri, të cilin shpejt do ta lansojë në treg.
Këngët e radhës do t i kushtohen vetëm atdheut dhe fesë time bashkë me përditshmërinë që na rrethon- thotë Ariani dhe shton – nuk do të ketë as sharje,as balada dashurisë./g.dili /Kosovarja/