Magazina

Iu dha lamtumira e fundit Agron Boriçit

Me namazin e drekës sot është përcjellur për në banesën e fundit në Varrezat e qytetit në Preshevë Agron Boriçit i njohur si regjisori dhe dramaturgë Preshevar.

Në varrimin e të ndjerit morrën pjesë familjarë dhe shumë qytetarë dhe shokë të Agronit nga Kosova, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.

Agron Boriçi vdiq dje në moshën 60 vjeçare, në qytetin e Shkodrës.Agron Boriçi, ka katër dekada që merret aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor.Ka inskenuar 30 drama të zhanreve të ndryshme , ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentar, ka inskenuar e shkruar mbi 50 skeqe humoristike. Autor i dramës “Aga Ymeri”, “Kalorësi i Apokalipses”, “Berberhonja”, tre pjesë të “Kabare Tv Llaçka”.

Agroni është njëri ndër themeluesit e Festivalit tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” në vitin 1994.
Përveq që është marrë aktivisht me skenën, është edhe autor i librit “Sherri i Preshevës në derë të Stambollit”. Për punën e tij është shpërblyer me çmime të ndryshme ku veçohen: dy çmime për regji më të mirë, tri për aktrim dhe një për tekst më të mirë.
Kryesisht veprimtarinë e tij e ka realizuar në Teatrin e Qytetit të Preshevës.
Prehu në paqë z.Agron.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button