Magazina
Shiu përmbyt Shkupin
Një pjesë e madhe e Shkupit sot është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet intensive të shiut. Reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të kryeqytetit, përfshirë edhe pjesën qendrore.
Më të rrezikshme për lëvizjen e lirë kanë qenë pjesët e ulëta nën ura si dhe zona tjera neuralgjike, që vazhdimisht përmbyten nga reshjet e shiut, transmeton INA.
Rrebeshi i shiut nuk ka pushuar për disa orë, duke rritur nivelin e ujit edhe të lumit Vardar. Por vërshime të njëjta janë shkaktuar edhe disa pjesë të vendit ku nuk kanë pushuar reshjet e shiut.