Magazina
Nxënësit protestojnë, Ministri i mashtron me nga një libër
Nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, nxënësit ditën e parë të Shtatorit e nisën me pankarta me mbishkrime, “Duam të drejtat sikur pakicat tjera” “Stop diskriminimit shqip” dhe “Nuk duam shkollim pa libra”.
Edhe pse ishte paraparë që kjo protestë në mënyrë të njetë të organizohet në të gjitha shkollat, kjo nuk ndodhi ngase në disa shkolla sikur kishin harruar se ka protestë dhe se duhet të protestohet. Nxënësit sikur e dinin se Qeveria e Sërbisë edhe kësaj radhe do t’u hedhë hy syve me një libër në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbe, kaq ishte premtimi i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të tij të arsimit, i cili shpërndau çantat (me dy libra 1 shqip dhe 1 sërbisht) bosh nxënësve shqiptarë në komunën e Bujanocit.
Protesta në shkollat shqipe të Luginës u zhvilluan në shenjë paknaqsie për gjendjen me tekste shkollore dhe diskriminimin nëpër shkolla. Duke u nisur nga drejtoria deri tek më të vegjëlit qëllimi ishte i njejtë, ” Duam Libra shqip”. Protesta është vendosur të mbahet pas një takim të mbajtur të enjten me 28 gusht në Bujanoc në mes të liderëve politik dhe drejtorave të shkollave shqipe të Bujanocit dhe Preshevës.
Ata pas takimit kanë dalë me qëndrim të përbashkët se, me 1 Shtatorë e hënë, me fillim prej orës 10 deri në ora 12 nxënësit shqiptarë para objekteve te tyre shkollore, si ato fillore edhe të mesme do të protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me tekstet shkollore në gjuhën shqipe.
Problemi i teksteve në gjuhën shqipe është prej vitesh, nxënësit shqiptarë të Luginës edhe sot e kësaj dite në munges të teksteve të lendëve të ndryshme marrin shënime gjatë zhvillimit të mësimit.