Magazina

Pija e verës që i dhuron shkëlqim fytyrës suaj

Një përbërje që hidraton, shijon dhe i bën mirë shëndetit të lëkurës suaj: Ja si ta përgatisni
Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen pini nga kjo përbërje dy-3 gota në ditë, me stomakun bosh, si p.sh kur jeni kthyer nga stërvitja apo kur e keni kaluar pasditen jashtë me qëllim që të përfitoni këta përbërës të mrekullueshëm.

Mentja

Efekti i saj freskues mund t’ju ndihmojë në zbutjen e skuqjes së fytyrës dhe uljen e temperaturës së trupit tuaj. Aroma terapia me mente mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e akneve të shkaktuara nga stresi dhe ekzemave.

Çaji jeshil

Antioksdiantët që gjenden në të ju ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe inflamacionin.

Lëngu i limonit

Është i pasur me vitaminë C, një koenzimë që trupi juaj e përdor për krijimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës suaj.

Xhinxheri

Ka veti anti-inflamatore në uljen e nxehtësisë së trupit, lëkurës së irrituar në sipërfaqe dhe thellësi. Gjithashtu, rrënjët e xhinxherit ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve në stomak.

Përbërësit:

4 gota uji, të ndara
4 bustina çaj jeshil½ gote me gjethe menteje të freskëta, të grira
1/3 gote me xhinxher të freskët të grirë
1/3 gote lëng limoni

Hidhni dy gota uji në çajnik dhe lërini sa të ziejnë. Më pas shtoni bustinat e çajit, nenexhikun dhe menten dhe lëreni për 30 minuta të ftohet. Hidhini në një kanë me anë të një kullese në mënyrë që të merrni lëngun e mbetur nga bustinat dhe gjethe. Shtoni lëngun e limonit dhe ujin e mbetur. Mund ta shërbeni me akull.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button