Magazina

Zvicër,e harrojnë në makinë vdes foshnja 16-muajshe

Një foshnje 16-muajshe ka vdekur në një makinë në Zvicër, pasi njëri nga prindërit ka harruar ta ndalojë në çerdhe dhe ka vazhduar rrugën e tij për në punë.
Foshnja është lënë në parkingun e një kompanie për disa orë në La Chaux-de-Fonds, pranë kufirit me Francën.
“Ka qenë fundi i ditës kur e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur”, ka thënë prokurori lokal, Marc Remy, raporton AFP.
Hetimi penal për aksidentin tashmë ka nisur.
Prokurorët u kanë thënë mediave zvicerane se nuk do të dalin me detaje të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button