Magazina

Qyteti ku të gjithë punojnë: Rroga 1200 euro, qiraja kushton vetëm 15 euro!

Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe me rreth 2700 banorë.
Qyteti ta ndërton shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1200 euro, stërvitje pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka polici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.
Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota.
Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.
Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër – në qytet, në vend të reklamave të bankave dhe markave të njohura si Koka Kola – ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë. Rrugët janë emëruar me emra të luftëtarëve të njohur për të drejtat e punëtorëve – Frederiko Garsia Lorka dhe Pablo Neruda janë disa prej tyre.
Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.
Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka arritur 27 përqind, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarëve është 1200 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button