Magazina

ZILJA PO NA THËRRET!

Cila zile? Zilja mekanike që leviz me ane të dores, ajo elektronike që shtypet me gisht, apo zilja politike që na shtyp me të dy kembet kohe pas kohe.
Edhe pse kan kaluar me shume se tri dekada kur e pata dëgjuar për herë të parë zilen meknike që atë botë shërbetoret e shkolles e mbanin në dore duke na njoftuar se tash eshte koha per te hyre ne klase, prap mendoj njesoj, se këta vogelush me nje shtator para se ta ndegjojne zilen e lidereve politik, duhet ta ndegjojne zilen e shkolles .
Protesta e paralajmruar nga lideret e c’dakorduar të rene dakord për cakordim se nxenesit kanë nevojë për tekste shkollore, mua si prind nuk po me bene të bindem se ata jane serioz në kerkesat e tyre. Po sikur te ishin aq te interesuar per zgjidhjen problemit te teksteve nëpër shkollat shqipe, ashtu sikur interesohen per te ardhe ne pushtet, ky problem do t’ishte zgjidhur shume heret.
Nëse duhet të protestohet seriozisht për tekstet shkollore edhe për kaosin e krijuar neper shkolla ,duhet te protestojne prinderit e femijeve ,e jo qe ketyre te fundit t’a leme ne duar femijet tane per te manipuluar me ta per interesat e ngushta politike. Edhe pas 12 vjet qeverisje te Shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes nuk arriten qe ceshtjen e arsimit ta vene ne kategorin e prioriteteve.
Une qe vazhdimisht kam shprehur paknaqesin time per kaosin e krijuar neper shkolla nga vete arsimtaret ,profesoret dhe institucionet politike te cilat e mbajne barren me te madhe per c’rregullimin e shkollave shqipe ,si ne punesime pa kritere ,ashtu edhe per ndikimin e politikes brenda institucioneve arsimore gjitmon kam pas presion nga po te njejtit lider qe sot jane dakorduar per nje ceshtje per cilen jane fajtor kryesor.
Kesaj here lideret e dakorduar nuk do ta kene perkrahjen time qe femijet i mi ti perdorin si palaço, ndersa vete ta kryejn pynen e aktorit prapa skenes ,duke leshuar llojelloje zerash dramatike gjoja se Kesulkuqen do ta kafshoj ujku.
Problemi i teksteve shkollore ekziston prej se jane themeluar institucionet arsimore ne Lugine .Keshtu qe, deri me tash pervec iniciatives se KNSh se nuk kemi pare nisma serioze per zgjidhjen e kesaj ceshtje ,edhe pse kjo e fundit nuk i ndejti besnike teksteve te unifikuara nga Shqiperia dhe Kosova ,sidomos me masakrimin e Abetares duke zevendesuar flamurin kuq e zi me fluturen shumengjyreshe.
Nese ju Lider te nderuar kerkesat tuaja per tekstet shkollore i drejtoheni Beogradit ,ateher protesta ime edhe ghithe prinderve duhet te drejtohet ne adrese tuajen per gjendjen e krijuar neper shkolla .Gjithmon duke filluar nga moszgjidhja e problemit te teksteve shkollore e deri tek parregullesit e pa numerta qe po trashigohen nga nje pushtet ne tjetrin.
Shkruan: Nagip Tashi

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button