Magazina

Helmi i bletëve mund të posedojë ilaçin kundër virusit HIV, thonë hulumtuesit

Bletët mund të kenë çelësin për parandalimin e transmetimit të virusit HIV.
Hulumtesit kanë zbuluar së fundi se helmi i bletëve mund të shkatërroj virusin pa i dëmtuar qelizat trupore, zbulim ky që mund të hap dyert e krijimit të losioneve apo medikamenteve anti-HIV.
Shkencëtarët e shkollës së medicinës në Universitetin e Washington-it kanë kuptuar se toksina e quajtur ‘melittin’ e cila gjendet në helmin e bletëve mund të shkatërroj fizikisht virusin HIV. Studimi u publikua të enjten e kaluar në gazetën Antiviral Therapy.
“Shpresa jonë është që në vendet në trup ku virusi është shpërndarë, njerëzit mund ta përdorin ilaçin e mundshëm për të ndalur përhapjen e infeksionit,” ka deklaruar Joshua Hood, njëri nga autorët e studimit.
Hulumtuesit kanë lidhur melitinin me nanogrimcat të cilat janë fizikisht më të vogla se molekulat HIV, duke mundësuar kështu sulmin nga shtresa e jashtme e virusit dhe duke e shkatërruar atë pa i dëmtuar qelizat trupore. Për shkak se sulmet e toksinës bëhen nga shtresa e jashtme, virusi nuk mund të zhvilloj rezistencë ndaj substancës, duke krijuar mënyrë më efektive në shkatërrimin e virusit. Grupi hulumtues planifikon të testoj së shpejti xhelin anti-HIV në kushtet laboratorike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button