Magazina
Nga komuna e Bujanocit këtë vit do të udhëtojnë për në Meke 33 haxhinjë
Pranë zyrave të Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, gjatë ditës së sotshme ata të cilët kanë bërë nijet për të udhëtuar drejt vendit të Shenjt, Mekës, kanë kryer marrjen e Vaksinës kundër ndonjë sëmundje gjatë qëndrimit atje.
Kryetari i KBI-së në Bujanc, Sulejman Fejzullahu, thotë se, këtë vit nga komuna e Bujanocit do të udhëtojnë 33 haxhinjë për në Arabin Saudite, ndërsa kushtet janë të njëjta si çdo vit, me një çmim prej 3200 eurove me të gjitha shpenzimet. Për të kryer njerin prej obligimeve të fesë islame siç është Haxhi, kësaj radhe do ta kryejnë edhe dy të rinj nga komuna e Bujanocit, Hajredin Kadriu 22 vjeçar nga Breznica e Bujanocit, thotë se këtë e kemi obligim herët apo vonë, dhe është dëshira dhe vullneti që e shtyn ta marrë këtë rrugë. Udhëtimi për në vendin e shenjtë do të bëhet në tri datat e shtatorit, duke pasur parasysh se mbi 800 haxhinjë do të udhëtojnë nga Kosova, më 27, 28 dhe 29 shtator. Ndërsa udhëheqësi i grupit nga Bujanocit është hoxha, Agron Halimi nga fshati Nesalc, të 33 haxhinjt që do të udhëtojnë janë të përfshirë nga të gjitha fshatrat e komunës sonë, numri i haxhinjëve është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar. © V.Gashi