Magazina
SHOKUESE/ Video e vrasjes së gazetarit Fooley nga ISIS rezulton e montuar dhe fallco
Pas zhurmës marramendëse për ekzekutimin para kamerave të gazetarit amerikan James Foley nga një person me theks britanik që paraqitej si luftëtar i ISIS, bëhet e ditur se videoja mund të ketë qenë e inskenuar.
Lajmi shok është bërë i ditur nga shumë media botërore, përfshi ato britanike si p.sh. gazeta Telegraf, pasi një kompani eksperte e analizës e cila ka punuar shpesh për forcat britanike, deklaroi se në video janë përdorur teknika montimi filmim me kamera nga kënde që e prezantojnë ngjarjen ndryshe nga c’është në të vërtetë.
Media si CNN, FOX News, BBC etj, kanë shpenzuar një minutazh të jashtëzakonshëm dedikuar kësaj videoje dhe brutalitetit të saj, ndërsa kanali amerikan ekstremist katolik i djathtë FOX News u përpoq të largojë edhe vëmendjen nga ngjarjet dhe luftën kundër zezakëve në Amerikë duke përdorur këtë video, por tani keto media kanë filluar të bëjnë “damage control”.
Në këtë cështjë u përfshinë si zakonisht edhe shumë politikanë perëndimorë që duket se videon po mundohen t’a përdorin për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri. Një prej tyre ishte dhe kryetari i shtetit Amerikan, Barak Hysen Obama.
Sipas analizës, thika lëvizet disa herë mbi qafën e Fooley por pa e prekur atë dhe pa asnjë pikë gjak. Po ashtu, edhe zëri i Fooley duket të jetë i montuar.
Edhe njëherë, si në shumë raste të tjera, me vrasjen e Fooley-t u pa eksepcionalizmi perëndimor ku një jetë e një qytetari nga Perëndimi duket se ka më shumë vlerë se jetët e qytetarëve palestinezë, sirianë dhe irakenë që bombardohen nga Izraeli dhe Perëndimi duke u masakruar në shumicë.
Tani mendohet se Fooley është vrarë vërtet por jashtë kamerave.
E gjithë kjo mesele ka hedhur në dyshim deklaratat e politikanëve perëndimorë dhe të mediave të tyre në lidhje me ngjarjen dhe vërtetësinë e saj.