Magazina

Shqiptarit nga Maqedonia i konfiskohet gjysmëkilogram ari me vlerë 13.000 euro

Doganierët në kufirin e Preshevës kanë ndaluar trafikim ilegal të transportimit të stolive me vlerë prej 13.000 euro.
Sic thuhet në njoftim të drejtorisë së doganave transmeton presheva.com, stolitë janë gjetur në veturë të tipit “Audi A4” me targa italiane, që po drejtohet nga një shqiptar nga Maqedonia.
Vozitësi po udhëtonte me familjen e tij nga Maqedonia për në Itali, ku sic kishte deklaruar punon dhe jeton.
Në kontroll të detajuar të veturës janë gjetur disa zinxhirë masiv, shtatë hallka, gjashtë unaza dhe disa vathë që ishin vendosur në ulësen e pasme, në valixhe të mbuluar me rroba. Stolitë dhe vetura janë ndaluar ndërsa kundët vozitësit është ngritur vepër penale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button