Magazina
Karriera e Schweinsteiger në rrezik?

Një lajm aspak i mirë për Bayern Munchen. Karriera e mesfushorit të tyre Bastian Schweinsteiger, vazhdon të jetë në rrezik pas një lëndimi kronik në gju të gjermanit kampion bote.
Është e përditshmja italiane TuttoSport, që shkruan se në ditët në vazhdim do vendoset nëse gjermani do t’i nënshtrohet ndonjë ndërhyrje kirurgjike për të përjashtuar mundësinë e ndonjë tjetër frakture.
Ndërsa në anën tjetër Guardiola ka kuptuar për problemet e mesfushorit të tij, dhe ka filluar të kërkojë zëvendësimin e tij për ta plotësuar boshllëkun e lënë nga Schweinsteiger./Indeksonline/