Lajme

Kontabilisti preshevar Naser Duraku kritikon ashpër opozitën për mospërkrahjen e Pakos emergjente “Presheva 2020”

Kontabilisti preshevar Naser Duraku kritikon ashpër opozitën për mospërkrahjen e Pakos emergjente “Presheva 2020”

Aprovimi i Pakos emergjente “Presheva 2020” nga ana e Kuvendit komunal të Preshevës, është mirëpritur nga qytetarët e komunës sonë, të cilët e kanë përshëndetur këtë formë të ndihmesës, sidomos bizneset familjare, të cilët kanë rrezikuar të mbyllen.
Andaj, një kritikë të ashpër ndaj partive opozitare, ka drejtuar kontabilisti preshevar z. Naser Duraku, duke theksuar që të mbetet në ndërgjegjen e tyre mospërkrahja e pakos, pasi të gjithë e lëshuan sallën.

Ja dhe postimin e plotë në profilin e tij në Facebook:

Sote u mbajte seanca e 2 e kuvendit komunal ne Komunen tone ku Kryetari i komunes se bashku me keshilltaret morun vendime shume te rendesishem per tja ndimue bizneseve te vogla. Kuvendaret sipasa parashikimeve me qellim qe te mbaj fuqine konsumuse te ekonomis se vogel urgjentishte umuren disa vendime konkrete:
1.Rishikimi i buxhetite per vitin 2020.
Te gjithe keshilltaret e pozites u dakorduan nji zerit qe te subvecionohen bizneset te cilete jan mbyllur prej dates 16.03.2020 deri me daten 30.04.2020 per shkak te covid-19. Qellimi i keshilltarve komunal te pozites ishte qe mose te tolerohet shuarja e asnji biznesi-por te ruet likujditeti ekonomik. Pronaret e bizneseve te vogla do ta vlersojn larte
perpjekjet tuaja me kujdes per tja ndimue bizneseve privat-ku trani ata ballafaqohen me nji gjengje shum te rende ekonomike nga pasojat qe i paten emergjente. Opozita nuk tregoi interesim per tja ndimue dhe per ta ringjall ekonomin e vogel -ku u rezikue shum nga pandemija ekonomike -ku per momentin eshte rezikue mirqenja socio-ekonomike ne komunen tone, Ne keso raste nuk duhet te lishohet seanca,per hire te zhvillimit te ekonomis se vogel, kjo ne te mbetet ne ndergjegjen e tyre te cilet nuk e votuan kete rende te dites.

Related Articles

Back to top button