Të rinjët në vendimmarrje!
Të rinjët në vendimmarrje!
Deri vonë, sa i përket figurave vendimmarrëse në politikë kemi hasur në profile të stërvjetëruara e shpeshherë edhe të bajatshme, për faktin që nuk kishte mbetur asgjë nga ta.
Në vitin 2015, për herë të parë në Preshevë u themelua ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM, e cila në krye me rininë solli frymën e re në politikbërje pavarësisht se nga ana tjetëtër shihej si dështuese dhe shpesh edhe i nënçmonin: “s’dini ju, jeni t’ri n’këtë punë”.
Dëshira për të ndryshuar vendin, idetë dhe puna e palodhur e të rinjëve solli edhe fitoren e pushtetit lokal qysh në zgjedhjet e para. Ishin pikërisht ata të rinjë që i treguan pokitikën të vjetërve, e pas rezultateve janë të vjetërit që kanë vazhduar me kopijimin e politikbërjes nga të rinjët. Them kopjimin sepse, para themelimit të APN-së, rrallë mund të shihje rininë në listën e kandidatëve e mos të flasim për mundësi tjera. Sot, sikur të gjitha partitë garojnë me programin e kaluar të APN-së, mundohen të bëjnë të njejtën politikë, por përsëri mbesin shumë hapa prapa.
Është kënaqësi kur sheh lista të mbushura me të rinj e të reja të cilët duan të kontribuojnë për mirëqenien e vendit të tyre, por jo çdo parti politike pastaj ia ofron mundësinë e vendimmarrjes. Në Bujanoc gara ka filluar, uroj që këto zgjedhje të sjellin ndryshimin në të mirën e të gjithëve dhe në qeverisje të rinjët të kenë mundësinë e vendimmarrjes e të mos mbeten si numër i detyrueshëm i përpilimit të listave.
E kuptoj se secili ka preferencat e ndryshme, por një gjë është e sigurt, koha e të vjetërve po kalon sepse politika nuk bëhet me ide të vjedhura.
Egzona Hajrullahu – Aktiviste e APN