Magazina

“Do ta paguaj rrymën, po s’kam…”

Në aksionin e dytë të elektrodistribucionit, në listën e borxhlinjëve kanë qenë dhjetra shtëpi që kanë qenë në planin e çkyqjes nga rrjeti për shkak të borxhit. Pas pregaditjes së dokumentave, ekipi i përbërë nga serb e shqiptar shkojnë për në teren. Para stacionit policor i pret ekipi i policëve.
“Tregimet se si policia nuk mund të hyjë në Tërrnocin e madh janë plotësisht të pavërteta, pasi çdo ditë 20 policë atje kryen detyrat e rregullta” ka thënë shefi i policisë në Bujanoc, Dragan Veliçkoviq, transmeton presheva.com.
Që në adresën e parë për ta çkyqur rrymën në Tërrnocin e madh policia ndalet anash. Shtëpi e Qenan Azirit ka mbetur pa rrymë prej borxhit prej 73.000 dinarë. Babai i tij Shabani ka tentuar të bisedoj me puntorët e elektrodistribucionit, duke i ofruar edhe 100 euro që mos ta ndëpresin rrymën, po ligji është ligj. Rryma do ti lëshohet prap kur të paguhet borxhi.
“Ka ndodhë edhe më herët që të na ofrojnë të holla, që ne ta pagujmë një pjesë të borxhit, por thjesht këtë nuk mund ta bëj askush pasi nuk është e ligjshme. Problemi paraqitet kur pronarët nuk gjenden në shtëpi, dhe kryesisht nuk janë, andaj duhet ti dorëzojmë shenimet, ndërsa të pakënaqur ka edhe në Vranjë edhe në Tërrnocin e madh” ka thënë për gazetën “Novosti” Srgjan Todoroviq, i ngarkuar për kontrollim të punëve në teren.
Deri sa ndërpritet rryma tek borxhlinjtë, shqiptarët mblidhen rreth punëtorëve të elektrodistribucionit dhe bisedojnë në gjuhën shqipe, duke tentuar të sqarojnë se nuk kanë nga të marin të holla ta paguajnë rrymën pasi askush nuk punon askund.
“Djali im ka tre fëmijë, nuk punon askund, gruaja e tij nuk punon, fëmijët e uritur. Tenton që të fitoj ndonjë dinar” thotë Shaban Aziri.
Shtëpia e radhës për ta ndërprerë rrymën është ajo e Xhevdet Ebibit, i cili thotë se nuk ka prej nga ta paguaj, pasi askush nuk punon. Borxhi i tij është rreth 50.000 dinarë.
“Do ta paguaja po të kam, por s’kam” thotë Xhevdeti.
Prania e policisë i jep vetbesim punëtorëve të elektrodistribucionit kur shkojnë për prerje të rrymës, por edhe mund të provokohet, ku kjo vërteton në shtëpinë ku jetojnë pesë vllezër me 28 anëtar të familjes. I njejti tregim, thonë: askush nuk punon. Njëri shpreh mllefin, jo për atë që po i presin rrymën, po për praninë e policisë.
“Nuk jemi kriminel që shteti të na frikësoj me polici, por të varfër. Në vend se të na falin borxhin, ata na malltretojnë” thotë njëri nga familjarët e revoltuar.
Dëgjohet edhe ndonjë fyerje ndaj policisë, por incidente nuk ka. /presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button