Magazina

Si ti mbroni sytë tuaj nga kompjuteri

Kur rrini shumë kohë para kompjuterit, sytë tuaj lodhen dhe përqendrimi i syve tuaj bie ndjeshëm.
Kujdesuni për sytë në momentin që rrini shumë kohë para kompjuterit dhe ja se si.
Ekspertët kanë cilësuar metodën 20-20-20, ja çfarë do të thotë kjo:
1. Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur!
2. Mbyllni dhe hapni sytë 20 herë radhazi, për t’i qetësuar dhe hidratuar.
3. Duhet të bëni 20 hapa pas çdo 20 minutash të ulur. Kjo ndihmon jo vetëm në çlodhjen e syve, por edhe në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.
Këto që përmendëm më lart janë metoda të domosdoshme për ju që kaloni kohën më të madhe para kompjuterit. Ju duhet t’i zbatoni ato për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button