Magazina
Aksident me fatalitet, humb jetën një rom nga Bujanoci
Rreth orës 21:00 në mbrëmjen e ditës së Premte në afërsi të Banjës së Bujanocoit, si pasojë e një aksidenti rrugorë në bazë të informacioneve të para thuhet të ketë humbur jetën një person i nacionalitetit rom nga Bujanoci, ndërsa udhëtarët e automjetit i cili udhëtontë në drejtim të Beogradit (CH) përveq dëmeve të automjetit kanë kaluar pa lëndime të rënda truporë.
Në automjetin e markës Audi i cili udhëtonte për në CH gjendeshin një familje shqiptare 5 anëtarëshe nga Tetova (MK). Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet, ndërkohë që autoudha Beograd-Shkup është liruar rreth orës 24:00 për komunikacion. Sipas burimeve të para nga policia, fajtori ka qenë ngasësi i automjetit Reno, tashmë i ndjerë i cili ka dalë në anën e kundërt dhe kështu ka shkaktuar aksidentin.