Magazina
Kontrolle në klube të natës, ndalohen 32 femra pa leje pune në Bujanoc dhe Preshevë
Në natën mes së martës dhe mërkurës (12 – 13 gusht), zyrtarët policorë nga Vranja në bashkëpunim me inspektimin turistik, kontrollin e departamentit të taksave dhe inspektimin e punës, në rajonin e Bujanocit dhe Preshevës, kanë zbatuar kontroll më të fortë në klube të natës-restorante, katër prej të cilave në rrethin e Bujanocit dhe dy në atë të Preshevës.
Sipas kumtesës së policisë, qëllimi i aksionit ka qenë vërtetimi i punës legale të këtyre objekteve si dhe i pagesës së taksave.
Me këtë rast është vërtetuar se njëri nga këto biznese në Bujanoc nuk posedonte leje pune.
“Janë gjet 32 femra nga këto rajone: Kosova, Beogradi, Novi Sadi, Nishi, Bujanoci, Lloznica, Arangjellovci, Smedereva, Pançeva, Paraçini, Trsteniku, Banja Kovilaça, Rashk, Zrenjanini, dy shtetase të Shqipërisë dhe një e Maqedonisë. Të gjitha kanë punuar pa kontratë pune”, shpjegon kumtesa e policisë së Vranjës, transmeton Titulli.
Gjithashtu është kontrolluar edhe një objekt me dhoma ku kanë qenë të vendosur femrat, si dhe një ndërtesë dhe dhomë hoteli.
“Kundër pronarit të objektit do të merren masa ligjore nga ana e administratës së policisë dhe inspektorëve”, shkruhet në kumtesë.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë 20 policë dhe 25 pjesëtarë të policisë kriminale për luftimin e krimit të përgjithshëm, atë ekonomik dhe për luftimin e trafikimit dhe kontrabandimin e njerëzve, si dhe dy teknikë të kriminalistikës.