Magazina

Humb jetën 23 vjeçari tek penda e Rahovicës

Sot tek Penda e Rahovicës pushuesit qytetarët panë një tmerrë me sytë e tyre, ku djaloshi 23 vjeçarë Sami Shabani  nga fshati Gosponicë por me vendbanim në Preshevë humbi jetën duke notuar në pendë.
Qytetarët që e kishin ndihmuar trupin e pa jetë të djaloshit nga uji, thanë se ne ishim largë nga ngjarja dhe derisa arritëm duke notuar ai vetëm se kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes të parët kishin mbërritur policia e jo ata që duheshin të jenë para tyre ndihma e shpejtë e mjekëve.
Kurse një djalosh që ishte aty dhe e ka parë se po mbytej por nuk kishte mundur ta ndihmojë trupin e pa jetë të 23 vjeçarit.
Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe prindi i djaloshit dhe deklaroi se djaloshi, kishte ardhur nga rruga në shtëpi e kishin ftuar për të ngrënë bukë por ai iu kishte thënë se po nisem rrugës për tu freskuar me mbesën e tijë tek Penda e Rahovicës. Kështu prindi tha se e la sofrën e shtruar dhe u nisë rrugës këtu e paska pasur exhelin djali im u shpreh prindi duke mbledhur veten dhe i falëminderoi ata që e kishin nxjerre trupin e djalit të tijë.
Penda e Rahovicës njihet ndër vite si liqe që  ka marrë shumë jetë të të rinjve të komunës së Preshevës.
Kjo eshte Presheva Jone! shprehë familjes së të ndjerit ngushllimet tona All-llahu ua shtoftë sabrin kurse të vdekurin e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenet. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button