Opinione

Zgjedhjet parlamentare të 21 qershori në serbi të jenë si ditë e bashkimit dhe aspiratave për shqiptarët e Luginës

Zgjedhjet parlamentare të 21 qershori në serbi të jenë si ditë e bashkimit dhe aspiratave për shqiptarët e Luginës

Pas bashkimit të partitive Shqiptare më një koalicion për zgjedhjet parlamentare në Serbi,duhen të bëhen bashk të gjithë votuesit shqiptar bashkë për të votuar koalicionin e bashkimit të aspiratave shqiptare.

Edhe pse serbia me politikat e saj tej diskriminuese ka bërë që shumë banorë shqiptar ti dëboj nga tri komunat e Luginës Preshevës,Bujanocit e Medvegjës,por ajo çka është më keqja ka bërë shkelje elementare së drejtës së njeriut,ka bërë ndryshimin dhe fshirjen e emërtimeve të rrugëve,lagjjëve dhe pronave dhe heqje mbi 7 mijë banore shqiptar nga libri Amë.

Bashkimi i forcave politike shqiptare të luginës duhet të jetë thirrje dhe reflektim te votuesit shqiptar që vota e votuesve shqiptar te jete fuqi dhe përcaktues për bëre vota pakten për tre deputet në parlamentin e Serbisë.

Hyrja si koalicion i shqiptarve ne kuvendin e serbisë do të jetë zëri i se drejtes dhe realizimit të kërkesave të shqiptareve për kthimin e pronave,kthimin e të debuarve dhe kthimi i të dhënave ne regjistrat e gjendjes civile ne librat amë.
Me hyrje e deputeteve shqiptar do të marr jehon e drejta shqiptare ne arenen ndërkombtare se edhe shqiptaret duhet ta kenë të drejten e përfaqësimit ne qeverin e serbisë.

Kushti nga Bashkimi Europian për antarsimin e Serbisë ne BE,janë trajtimi i drejtave të plota të pakicave.
Faktorizimi i së drejtes shqiptare pikë së pari i takon spektrit politik shqiptare te luginës,Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës,faktorit ndërkombtar dhe zbatimi strikt i së drejtes i takon Shtetit të Serbisë ku faktori ndërkombëtare së bashku me Shqiprinë dhe Kosovën ti dalin ne ndihm për realizimin e drejtave të plota të shqiptareve të Luginës.

Shkruar nga Albert Ramadani

Related Articles

Back to top button