Magazina
Rrymën e vjedhin dhe nuk e paguajnë të gjithë, jo vetëm shqiptarët
Të gjithë që harxhojnë rrymë kanë të njejtin status, të drejta dhe obligime dhe kjo nuk mvaret prej përkatësisë nacionale, ka thënë drejtori i “JugIstok”, Darko Bulatoviq, transmeton presheva.com.
Pas vizitës së tij në Bujanoc dhe Preshevë ku janë problemet në pagesa dhe humbje më të theksuara, Bulatoviq ka thënë se për këtë arsye përqinfja më e vogël e pagesës dhe humbja më e madhe shenohet në Elektrodistribucionin e Vranjës, ku edhe i përkasin këto komuna.
Bulatoviq ka thënë se “e godet ajo kur thuhet se vetëm shqiptarët në jug të Serbisë nuk e paguajnë rrymën, pasi rrymën e vjedhin edhe nuk e paguajnë edhe nacionalitetet tjera”.
“Përqindja e pagesave në Bujanoc dhe Preshevë ësthë 90%, por humbja është 50%, ndërsa në tërë distribuimin e Vranjës humbja është 22%” ka thënë ai.
Sipas tij, borxhi në Preshevë dhe Bujanoc është rreth 2 miliardë dinarë. /presheva.com/