Magazina

Motër e vëlla nga Llapushniku, studentë në UP vetëm pse janë binjakë

Një vendimi të Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ia kanë parë “hajrin” disa nxënës.
Arian Krasniqi nga Llapushniku i Drenasit, bashkë me motrën e tij Arjetës, konkuruan bashkë në Fakultetin Ekonomik.
Ajo rri rehat në shtëpi, pasiqë e ka kaluar testin. E Ariani po i bënkonsultimet e fundit për indeks brucoshi, raporton Klan Kosova.
“Fati e jam pranuar edhe unë falë motrës”, thotë ai.
Ky fat i Arianit, u vulos në një vendim të Senatit të UP’së më 31 korrik.
Në Universitet, i kanë përgjigjet për të gjitha pyetjet në lidhje me këtë vendim.
Fillimisht, ata flasin diçka për lidhjet gjenetike e për aspektin human të pranimit të njërit binjak nëse tjetri nuk pranohet.
Sipas adminsitratës së Universitetit, numri i binjakëve është shumë i vogël.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button