Magazina

Aksident në Bujanoc, lëndohet familja shqiptare

Foto: Ilustrim
Rreth orës 19:00 të së premtes në magjistralen Shkup – Nish që kalon përmes Luginës, në afërsi të Banjës së Bujanocit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast një familje shqiptare nga Maqedonia me qëndrim në perëndim ka mbetur e lënduar.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në mes të një kamioni dhe veture, të dyja me targa të huaja. Sipas dëshmitarëve okular lëndime të rënda ka pësuar 44 vjeçari A.D. me kombësi shqiptare, shtetas i Maqedonisë që po drejtonte veturën.
A.D. me ndihmë të parë është dërgua në Qendrën Spitalore në Nish, ndërsa anëtarët tjerë të familjes kanë pësuar lëndime më të lehta, duke qenë jashtë rrezikut për jetë, raporton Titulli.
Si pasojë e aksidentit kjo rrugë kryesore, “Korridori 10”, që lidhë Serbinë me Maqedonisë, në pjesën ku ndodhi aksidenti, në afërsi të Bujanocit, për një kohë mbeti e bllokuar duke krijuar kolona të gjata./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button