Magazina

Prostitucioni “lulëzon” në Luginë të Preshevës!

Vajza nga vende të ndryshme të Serbisë ofrojnë shërbime seksuale në klubet e natës në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, shkruan “Novosti”, transmeton presheva.com.
Sipas kësaj gazete, këto vajza punësohen si “valltare:, “këngëtare”, “kamariere”, dhe zyrtarisht fitojnë nga 50 euro për një natë, ndërsa për shërbimet jozyrtare shpesh shpërblehen me stoli, telefon mobil, parfum apo me rrobe origjinal.
Në polici thonë se prostitucioni vështirë të dëshmohet dhe pas shumë kontrollimeve ata kthehen “duar zbrazët”, por nuk mohojnë që në klubet e natës në teritorin e Bujanocit dhe Preshevës thuaj se në mënyrë transparente shitet dashuria.
“Eshtë fshehtësi publike se nëpër klubet dhe baret e natës në teritoret e Preshevës dhe Bujanocit, pronarë të të cilëve janë shqiptarë, punojnë vajza kryesisht nga Serbia, citon “Novosti”, Slagjan Ristiqin, zyrtar policor serb për delikte gjaku dhe seksi.
Ai sqaron se zyrtarisht ato punojnë në klube nate, e jo zyrtarisht ofrojnë shërbime seksuale. Dhe e gjithë kjo në bazë vullnetare, kështu që nuk ka kallëzime penale për raste të tilla, thotë ai.
Tregimet e tyre janë të ndryshme, ato janë me moshë prej 20 deri 30 vjet.
Ai ka shtuar se këto femra janë kryesisht nga Vojvodina, Beogradi, Nishi…
“Gjatë legjitimacionit kemi vërejtur se ka vajza nga Vojvodina, beogradi, Nishi… Pas një kohe të caktuar ato shkojnë të punojnë nv Maqedoni, më sakt në Gostivar dhe Tetovë, në klube të njejta që mbajnë pronarët shqiptarë, pastaj në Bosnje dhe Kosovë” thotë Ristiq.
Inspektori Boban Gjorgjeviq, nga sektori për tregëti me njerëz thotë se nuk janë raste të ralla kur vajzat që punojnë vullnetarisht në prostitucion më voë bëhen viktima të trafikimit me njerëz. /presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button