Magazina
Pse shqiptaret e Luginës lindin në Vranjë?
Me rritjen e madhe të banorëve shqiptar në jug të Serbisë është ndryshuar edhe gjendja demografike e banorëve, dhe sipas medieve serbe, kjo nuk po ndodh vetëm në Preshevë e Bujanoc, po edhe në qytetin e Vranjë.
Një bashkëbiseduar i gazetës “Vesti” i cili dëshiron të mbetet anonim, pohon se në ish Jugosllavi sipas të dhënave që janë publikuar më herët, në qytetin e Vranjës janë të lindur mbi 30.000 foshnje nga Anamorave e Kosovës.
“Trend i lindjes së shqiptareve nga Kosova në Vranjë është vazhduar edhe sot, por më shumë ato nga jugu i Serbisë, Preshevë dhe Bujanoc. Sikurse që poltikanët tanë po kërkojnë Bashkimin Evropian, ashtu dhe shqiptarët e Kosovës që kanë lindur në Vranjë do të kenë të drejtat e tyre si qytetarët tjerë. Këtë gjendje po e lejon edhe vet shteti me pa përgjegjësi. Këtë e kemi treguar edhe me shitjen masive të shtëpive dhe pronave në kufi me Maqedoninë, po edhe në Vranjë” thotë bashkëbiseduesi për gazetë, transmeton presheva.com.
Disa të tjerë thonë se vetëm bëhet fjalë për nebulozë nacionaliste e cila edhe më shumë i rëndon raportet shqiptaro-serbe në jug të Serbisë.
“Shqiptaret lindin nëpër tërë botë, dhe nuk ndryshojnë gjendjen demogradike të këtyre shteteve. Pse shqiptaret nga jugu i Serbisë lindin në qytetin e Vranjës? Kjo çështje i mundon shumicën, edhe atë për arsye të ndryshme, por ka vetëm një përgjgje – sepse nuk ka maternitet që nga fundi i viteve 80-ta të shekullit të kaluar. Kjo nuk ka aspak të bëj me politikë, materniteti në Preshevë është hapur, por nuk punon pasi mjekët nga Vranja nuk duan atje të shkojnë të punojnë” thotë një tjetër bashkëbiseduar i afërt me qendrën spitalore në Vranjë.
Disa të tjerë thonë se arysa kryesore e mos hapjes së maternitetit në Preshevë është se shumica e gjinekologëve do të mbetet pa një shumë të madhe të hollave që marin në dorë si “ryshvet” nga shqiptarët gjatë lindjes.
“Dihet se cilët gjinekolog kanë bë pasuri të madhe me lindjen e shqiptareve. Kur bëhet fjalë për një lindje të sigurtë e posaçërisht lindjes së djalit, shqiptarët nuk pyesin sa kushton. Ejani shikojini skenat në rapartin e gjinekologjisë këtu në Vranjë. Raportet e disa mjekëve dhe pacientave shqiptar janë sikur të jenë të afërt ose miq të mëdhenj. Për shqiptarët nuk ekziston asnjë rregull dhe ligj, ata mund të hyjnë kur të duan, dhe i presin me një buzëqeshje të madhe duke vrapuar personeli ndihmës për të lajmëruar mjekun e caktuar se erdh ky apo ai pacient. Kur të fillojnë përqafimet, puthjet, të gjithë e kanë të qartë. Nga fortësia e përqafimit mund edhe të dihet çmimi i lindjes” thotë bashkëbiseduesi.
Kur bëhet fjalë për maternitetin në Preshevë, drejtori aktual në qendrën spitalore në Vranjë dr Vladimir Stamenkoviq, në deklaratat e tij për mediet lokale pohon se pritjet e shqiptarëve kanë qenë joreale, dhe se për kuadrot e maternitetit në Preshevë duhet të kujdeset Minisitria e shëndetësisë.
“Do të ishte e gabuar që gjinekologët të punojnë edhe në Vranjë edhe në Preshevë, duhet që disa gjëra të qartësohen, por sipas principeve, çështje e gjinekologëve në Preshevë. Kanë qenë këtu 15 ditë, dy grupe, por kjo ka qenë më shumë fakultative” ka deklaruar për medie drejtori i qendër spitalore në Vranjë.
Kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka thënë se së shpejti do të mbaj një takim me palët e interesuara që duan të punojnë në Preshevë dhe se problemi me kuadrot do të zgjidhet.
“Nëse mjekët e Vranjës duan të punojnë, le të punojnë, nëse nuk duan, atherë do të sjellim njerëz nga qendrat tjera spitalore që duan të punojnë” ka thënë Stankoviq.
Skender Destani, zëvendës kryetar dhe koordinator për politië shëndetsore në Preshevë kishte deklaruar se deri në fund të muajit mars të këtij viti materniteti do të filloj të punoj.
“Marrëveshja për politikë të kuadrove nënkupton që spitali në Vranjës të lejoj gjinekologët të punojnë në Preshevë deri sa të kthehen kuadrot tona nga specializimi. Motrat medicinale, mamitë dhe personeli tjetër do të punësohet gjatë muajve në vijim, deri në muajin mars, ku edhe atherë do të hapet materniteti” kishte deklaruar Destani.
Nuk kemi kuadro
Kryetari i trupi koordinues Zoran Stankoviq thotë se shteti po përballet me të njejtat probleme sikurse edhe gjatë formimit të fakultetit ekonomik në Bujanoc.
“Probleme janë kuadrot. Ministresha kishte premtuar diçka, por për shkak të rezultateve post zgjedhore, ka ardhë edhe ministri i ri. Eshtë caktuar një takim, dhe besoj që kjo do të zgjidhet. Po, çka është problemi tani? Opstruksioni, nga ana, të themi njerëzve nga Vranja, nga qendra spitalore, të cilët nuk pajtohen që në Preshevë të hapet materniteti. Këtë do ta zgjidhim, për këtë është njoftuar edhe ministri i ri. Eshtë e vërtetë se paralelisht nuk janë siguruar edhe kuadrot, por nuk do të them se pse është kështu” ka thënë Stankoviq. /presheva.com/