Magazina

Shqiptarët e Maqedonisë të pakënaqur me përfaqësuesit e tyre

Shqiptarët në Maqedoni po ballafaqohen me shumë probleme dhe padrejtësi që thonë se po u bëhet nga pushteti maqedonas, raporton KTV. Ata që vazhdimisht po protestojnë kritikat dhe akuzat po i drejtojnë jo vetëm kundër pushteti maqedonas, por në masë të madhe edhe kundër përfaqësuesve politik shqiptarë.
Janë hiq më pak se 27 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, por zëri i tyre për të drejtat e komunitetit shqiptar fare pak ndihet.

Ata flasin pak dhe nuk merren me çështjet kryesore, të cilat preokupojnë shqiptarët.
Janë përfaqësues të tyre, por temat e mëdha nuk i diskutojnë kurrë.

Ali Ahmeti e Menduh Thaçi janë kryetar partish, por njëkohësisht janë më të kritikuarit si shqiptarë. Për gjendjen e krijuar në këtë shtet, ku komuniteti shqiptar lufton për të drejtat e tij, fajtorë kryesor mbahen këta të dy.
Publicisti Kim Mehmeti ka shumë për të thënë, por kryesorja, sipas tij, është fakti se askush deri sot nuk iu ka bërë dy pyetje, si shqiptarëve ashtu edhe qytetarëve maqedonas.
Kryetari i Shoqatës “Liria Kombëtare” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, kërkon një unitet midis shqiptarësh. Ai thotë së të gjitha partitë do të duhej të hynin në një subjekt apo listë të përbashkët, në mënyrë që të fuqizohet faktori politik shqiptar.
Shqiptarët në Maqedoni kanë nisur të flasin edhe për formimin e një force të re politike. Por nga kjo ide nuk pret shumë publicisti Kim Mehmeti.
Për formimin e një partie të re shqiptare ka folur kryetari i Strugës, i cili ka thënë se tashmë kësaj klase servile politike i ka ardhur fundi. Ai ka nisur biseda më shumë njerëz të PDSH-së dhe subjekteve të tjera që të organizohen në një forcë të vetme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button