Magazina
Shqiptarët kanë vetëm 88 pasaporta zvicerane më shumë se serbët
Pasaportën zvicerane gjatë vitit 2013 e kanë marrë 4665 shtetas italianë, 3925 gjermanë, 2641 shtetas të Kosovës, 2553 të Serbisë etj.
Gjatë vitit 2013 kanë fituar shtetësinë zvicerane (janë natyralizuar) 36.161 të huaj ose për 3 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa po gjatë kësaj periudhe kanë bërë kërkesë për shtetësi 25.000 të tjerë, shkruan albinfo.
Sipas raportit të publikuar të enjten nga Zyra Federale për Migracion (BFM), më së shumti persona të natyralizuar ka pasur nga Italia, e pastaj nga Gjermania, Kosova, Serbia, Franca, Portugalia dhe Turqia. Kështu, pasaportën zvicerane gjatë vitit 2013 e kanë marrë 4665 shtetas italianë, 3925 gjermanë dhe 2641 shtetas të Kosovës, 2553 të Serbisë etj.
Shtim më i madh i të natyralizuarve është shënuar te qytetarët francezë, plot 42%. Pas tyre vijnë gjermanët me 14 për qind dhe italianët, me 12 për qind.
Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ka pasur një rënie të numrit të kërkesave për natyralizim, pas një rekordi që ishte shënuar në vitin 2008 me 34965 kërkesa. Në vitin 2012 numri i kërkesave kishte rënë në shkallën më të ulët, gjegjësisht 24806 sish.