Mbeti pa Mercedes dhe pa leje pasi voziti 221 km/h në zonën ku lejohej 70

Një drejtues i një Mercedes-AMG A45 ka mbetur pa leje drejtimi dhe pa automjetin pasi u kap duke vozitur me 221 km/h, në një pjesë të rrugës në Marsejë të Francës ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 70 km/h.

Bëhet fjalë për një tejkalim prej 151 km/h mbi kufirin e lejuar. Për shkak të shkeljes së rëndë, policia ia mori menjëherë lejen e drejtimit, ndërsa Mercedes-i u dërgua në oborrin e policisë.

Sipas rregullave franceze, tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 50 km/h parashikon sanksione të rënda. Gjykata mund të vendosë gjobë të lartë, pikë ndëshkuese dhe madje konfiskim të përhershëm të automjetit.

Policia ka paralajmëruar se një shpejtësi e tillë mund të kishte pasoja tragjike për drejtuesin dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Back to top button